“Kemi udhëtuar përmes qytetit dhe kemi mundur të shohim gjurmët që keni lënë në Tiranë si kryetar bashkie”
Kështu e nisi kryediplomati gjerman Heiko Mass deklaratën për mediat, duke iu referuar Kryeministrit Rama dhe punës së tij të jashtëzakonshme që ai ka bërë kur ka drejtuar Bashkinë e kryeqytetit
“Është bërë shumë dhe shumë do të bëhet. Fakti që në Tiranë jetojnë në harmoni të plotë komunitetet e krishtera dhe myslimane i jep shpresë gjithë botës”.
Heiko Maas, Ministër Federal për Punët e Jashtme të Gjermanisë
Më tej Ministri Maas u shpreh se: “Ne e kemi Shqipërinë partner të rëndësishëm, në kuadër të organizatave dhe Bashkimit Europian. Shqipëria është spirancë e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë në rajon”