osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Gjeneralit pa shisa”, Lulashi i blen “bishtat”

“Gjeneralit pa shisa”, Lulashi i blen “bishtat”

Nga Akil Ylli

Me afrimin e zgjedhjeve lokale, xhambazet e politikes, me sa duket i kane mbyll dhe “qitapet e qarit”. Mbasi i kane vu vizen ne fund, s’do ju kete dale hesapi. I pari qe e “thej akullin” ishte Tim “Cami”. Doli para kamarave duke shantazhuar maxhorancen, se ai do te largohej prej saj, si i “vetmi trim ne lufte”, nese ajo nuk do ti realizonte objektivat, qe Tim “Cami” i kishte premtu “popullit çam”. Por meqense ata “maskarejt” e maxhorances, nuk e vune aspak “ujin ne zjerm” dhe i shumzuan me zero pallavrat e tij dhe i dhane te “shtymen”, at’here Timi, shpalli largimin dhe u hodh ne krahet e Shqupit, tek ata qe i “falen” Greqis 400km katror territor te Republikes, “armiqve” te betuar te tij. Dhe shpejt e shpejt, pa i marre era fjalet, bene nje blicpazar me Lulashin dhe u lidhen se bashku, me te njejtin “rryp”. Kushedi se si do te ndihen çamet e vertet? Sigurisht duhet ta kene “pergzu”: “Va fa n’kulo Tim”!

Mua e gjithe kjo, me kujton rinine time. Me shokete mi ne te ate kohe, kishim gjetur nje forme per te fituar ca leke. Dhe me te vertet, fitonim mjaft mire. Siguronim argtimin per disa muaj. Kishim nje shok ne Berdice, qe prodhonte fshesa. Ai gjithashtu, çfrytzonte rastin e mblidhte te tilla dhe nga prodhuesit e zones, duke siguruar nje numer relativisht te larte fshesash. Ne pastaj gjenim nje magazinier te ndermarrjes se grumbullimit, me te cilin benim pazarin per çmimin, dhe ne fund te dy palet ndaheshim te “kenaqura”. Ndodhte, qe vitin tjeter, kur gjenin nje tjeter magazinier me “zemer gjere”, atij te “vjetrit i linim “hijen”.

Mirepo, ndryshe nga ne, ku ne çdo rast magazinjeret merrnin fshesat, vetem ndryshonte çmimi, “gjeneral” Tim “Cami”, doli nga mazhoranca krejt i shpartalluar, cullak, pa nji “fije puplet”. Une nuk e di, se çfare perfitimit do te kete ” nuhat” Lulashi, qe e mirepriti me krah hapur ate? “Gjeneral” Timi, ka mbet pa “shtab”. Bile kam pershtypjen, qe si “gjeneral”, asht katandise shume me keq se ne, ne periudhen e “arte” te shisave. Ka mbete, “Gjeneral pa shisa”. Atij si ka mbet gja ma, ça me “shite”. Per nder s’di ça me thane! S’me mbetet gja tjeter, veç te besoj, qe Lulashi duhet te kete debulese per “bishtat”.

Pa u tha mire boja e marreveshjes, Lulash-Tim, nje tjeter xhambaz, po ja mbath prej “stanit” tjeter: Dulaq Minoritari! Mbasi e pa, qe aleanca me Shqupin, ishte “peme pa kokrra” (nuk arriti te marre as dhe nje komune ne zgjedhjet e shkuara) e ngaqe s’kishte asnje leka me numru gjate darkes, me siguri duhet ti kete ardhe shpirti ne “maje te hundes” dhe e ka vleresuar, qe kesaj radhe, nuk ja vlen me te rrije, ne ate “stan pa bulmet”. Mirepo “Piktori”, ndryshe nga Lulashi, qe nuk do ta xajne gjumi i nates, nga lemerisja qe i ka shkaktu ikja e paralajmerume e Dulaqit, ka dhane prova, qe nuk i “blen bishtat” per “shisa”, keshtu qe Dulaqit i ka mbete shantazhi, “ngri” ne hava, si mirazh. Ka mbete ne pritje i gjori, si ne “Purgator”: A thu po i jep kush nje “pazar” te ri? E kuptoj me s’miri! Sidomos, mbas kercenimit te “Agimit te Arte”, duhet ti kete mbushe “poturet” qyqari.

Por megjithate, sipas meje, keto “rrjedhje” ngjarjesh, kane dhe anet e tyre pozitive. Besoj qe shqiptarve, keto lloj “pazarlleqesh”, ju “hapin syte” dhe i ndergjegjsojne te kuptojne, qe ka ardhe koha me i injoru perfundimisht keta tipa matrapazesh, bashke me partiçkat e tyre. E di qe eshte e veshtire, por un jam optimist. Sharlatanet e politikes, tashme e kane kaluar “zenitin”. Jane ne renie te lire, drejt “perendimit”! Une me zi ç’pres, qe te kemi vetem dy “pole” politike! Ndoshta ngaqe adhuroj modelin amerikan. E me e pa holle, holle, Amerikes nuk i ka dale aq keq, è!? Mandej asht dhe si pune kollajllekut. E kena ma kollaj me zgjedhe kush asht ma i mire, ose e keqja me e vogel. Jane vetem dy!/Ekskluzive.al