Kështu është shprehur Papa Françesku para një grupi me të rinj në Francë. Papa ishte duke folur me të rinjtë nga Dioqeza e Grenoble-Vjenës ku bëri dhe deklaratën.
Zyra e shtypit e Vatikanit lëshoi një transkript të audiencës, në të cilën Françesku iu përgjigj disa pyetjeve mbi çështje të ndryshme. Manon, 16 vjeçar, e pyeti se si të lundronte në një botë që “e shkel” trupin e njeriut dhe që propozon kaq shumë “mendime të ndryshme”.
Ati i Shenjtë iu përgjigj:
Marrëdhëniet seksuale midis një burri dhe një gruaje të bashkuar në martesë janë “një dhuratë që na jep Zoti. Ka dy qëllime: për ta dashur njëri-tjetrin dhe për të krijuar jetë. Është pasion, është dashuria e pasionuar. Dashuria e vërtetë është e pasionuar.”
Françesku shpjegoi më tej:
Kur Zoti krijoi njeriun dhe gruan, Bibla thotë se të dy janë imazhi dhe ngjashmëria e Zotit. Të dy, jo vetëm Adami ose Eva, por të dyja. Jezusi shkon më tej dhe thotë: kjo është arsyeja pse burri dhe gruaja do të lënë prindërit dhe do të bashkohen dhe do të jenë një person, një identitet, një besim martese dhe një mish: kjo është madhështia e seksualitetit.”
Sipas Atit të Shtenjtë, dobësitë tona, rëniet tona shpirtërore na çojnë në përdorimin e seksualitetit jashtë kësaj rruge shumë të bukur që ai shpjegoi, të dashurisë mes burrit dhe gruas, por ato kanë rënë, si të gjithë mëkatet.
Papa shtoi gjithashtu se seksualiteti i shkëputur nga dashuria është argëtim:
Gënjeshtra, zemërimi dhe dhimbja janë mëkate: mëkatet vdekjeprurëse, por ky nuk është seksualiteti i dashurisë: seksualiteti është i shkëputur nga dashuria dhe përdoret për argëtim.”