Gjykatat shqiptare vijojnë të surprizojnë me vendimet skandaloze. Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm ish-drejtorin e Burgjeve, Artur Zoto.
Vendimi i Apelit vjen pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë që e dënoi me 5 vite burg .
Zoto akuzohej për abuzime me tenderat e ushqimeve në burgje. Ish-numri një i Burgjeve përgjatë viteve 2013-2016 mbahet në paraburgim prej më shumë se një viti.
Ai është gjykuar veçmas grupit të të akuzuarve të tjerë, mes tyre vartësi i tij Iliaz Labi, me detyrë ish-zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, si edhe disa administratorë firmash që garonin fiktivisht për tenderin e ushqimit në burgje.
Kujtojme se Zoto u arrestua pas dëshmisë se ish-vartesit te tij Iljaz Labi. Ky i fundit bashkepunoi me drejtesinë dhe tregoi se Zoto përfitonte 20 milione leke nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit.
\Për Labin prokuroria kërkoi denimin me 5 vite burg, por për shkak të bashkëpumit me drejtësinë kërkoi qe të shfuqizohej ky dënim.
Zoto u dorëhoq nga detyra në korrik të vitit 2016 dhe u arrestua një vit më parë.