osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Raporti i italianëve: Teatri i përkohshëm, u ndërtua me alga dhe tallash

Raporti i italianëve: Teatri i përkohshëm, u ndërtua me alga dhe tallash

Godina aktuale ku është sot Teatri Kombëtar është nisur së ndërtuari për të kryer një tjetër funksion dhe për një periudhë të shkurtër si ambient i përkohshëm. Në një studim shkencor të vitit 2007-2008, “Architettura Moderna italiane per le citta D’Albania, publikohen raporte të italianëve ku theksohet se qëllimi i ndërtimit të kësaj godine që në 1938 nga një kompani italiane ka qenë shfrytëzimi i ambienteve të saj për arsye argëtimi dhe aktivitete sportive. Ajo ishte polifunksionale, duke pasur një pishinë, fusha sportive, restorant etj.

“Një vepër në gjendje të “përbënte një qendër tërheqjeje dhe takimi, dhe gjithçka në një impostim të shëndetshëm kryesisht sportiv”, ashtu siç pohohet në relacionin teknik të projektit të dërguar nga drejtori i Ndërmarrjes Pater në adrese të Ciano-s në shtatorin e 1938- ës. Rrethi u realizua me një sistem ndërtimor eksperimental që duhet inkuadruar në një kontekst më të gjerë përvojash në periudhën midis dy luftërave në mbarë Europën, sidomos në kampet e ndërtesave për banim, për industrinë, ndërtimet jetëshkurtra, që parashikonin përdorimin e drurit si material kryesor ndërtimi, me një vëmendje të posaçme ndaj kufizimit të kostove dhe kohëzgjatjes së produkteve. Studimi shkencor sqaron se për shkak të nevojës për të minimizuar kostot, edhe për ndërtimin e kësaj godine që kishte qëllim tjetër, janë përdorur materiale me kosto të ulët, madje materiale skarco, si tallash e alga deti.

“Në sistemin ndërtimor të përdorur haset përdorimi i materialeve të ndryshme, të frymëzuar nga parimet e autarkisë: çimento, dru dhe një material i ri, i prodhuar me pllaka të parafabrikuara, i njohur si Populit apo Paterçemento. Sistemi mbajtës vertikal përbëhet nga një strukturë në formë skeleti në betonarme’ të lehtë disa shtylla të vogla me përmasa 12×15 cm me një distancë midis akseve prej rreth 1 metri dhe të lartë 8,40 metra mbajnë në majë kapriatat, struktura të përbëra, të arritura nëpërmjet ngjitjes së drunjve komerciale të një prerjeje të vogël dhe kostoje të ulët që mbulojnë një dritë prej rreth 16 metrash”, thuhet në studim.

Më tej thuhet se ky material i prodhuar nga S.AXF. A. (Societa’ Anonima Finanziaria Fiammiferi e Affini) ishte një aglomerat substancash vegjetale (fibra të tallashit të drurit të plepit, produkt skarco i fabrikës së shkrepëseve dhe alga deti) të mbrojtur me çimento. Studiuesit theksojnë se shkak i përdorimit të këtyre materialeve jo cilësorë dhe me kosto tepër të ulët, lidhet pikërisht me periudhën afatshkurtër që kjo godinë ka qenë parashikuar për të funksionuar për qëllime argëtimi dhe sportive.

“Karakteri jetëshkurtër që kishte frymëzuar realizimin e ndërtesës në ’38-ën u përshtatet nevojave dhe teknologjive të reja ndërtimore, njësoj si të donin të theksonin natyrën e pavionit të përkohshëm dhe “makinën e madhe ekspozuese”, thuhet në studimin e specialistëve të arkitekturës. Cilësia e dobët e ndërtuar si dhe amortizimi prej 80 vitesh kanë bërë që godina aktuale e Teatrit Kombëtar të përjetojë grahmat e fundit, për mos të thënë edhe të rrezikshme për aktorët dhe publikun. Para disa vitesh muret dhe dyshemeja do të pësonin edhe të çara, shenja që dallohen dukshëm./LEXO.AL