Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes ku u njoh me problemet e disa qytetarëve që gjetën zgjidhje.
Por ajo që do të jetë e re në këto takime, është dhe fakti se kryeministri tha se do të bëhen me dije dhe rastet e ndëshkimeve.
“Nga sot dhe çdo të mërkurë parlelisht me prezantimin e rasteve përmes ministres së drejtësisë do bëjmë me dije edhe rastet e ndëshkimeve. Profesorët që e ndjekin politikën në kafene e thonë se fushata e llogaridhënies ishte një show e vërteta është që vazhdon të jetë një burim për të adresuar problemet”.
Kreu i qeverisë tha se do të merren masa nëse problemet shkaktohen nga parazitizma apo korrupsion.
“Pasi e keni zgjidhur problemin tuaj që ka kërkuar shumë kohë, keni marrë mundimin të vini deri këtu, na keni ndihmuar që të ndihmojmë shumë të tjerë që presin të marrin përgjigje në zyrat e shtetit.
Platforma nuk mund të zgjidhë gjithçka, rastet kur qytetarët janë në procese të zvarritura gjyqësore, se platforma nuk është gjykatë, por për çdo rast që lidhet me detyrimet e zyrave të shtetit
Marrim masa se nëse problemet që i janë shkaktuar personave që ankohen kanë të bëjnë me tentativën për korrupsion, parazitizmin,” tha Rama.