Projektligji i ri “Për investimet”, po hartohet pasi legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë u jepte një mbrojtje shtesë investimeve të huaja, por jo atyre vendase.
Projektligji do të trajtojë si pjesë më vete investimet strategjike, duke vënë në themel parimet e barazisë dhe të trajtimit pa diskriminim të investitorëve.
Një çështje e rëndësishme që do të jepet zgjidhje në këtë projektligj është pronësia mbi tokën. Në ligjin ekzistues të investimeve i vitit 1993, investitorët e huaj nuk ka të drejtën e pronësisë mbi tokën në territorin e Republikës së Shqipërisë. Por kuadri i ri ligjor që synon të ofrojë trajtim të barabartë do të mundësojë posedimin e pronësisë së tokës nga të huajt si një detyrim që Shqipëria tashmë duhet të përmbushë në kuadër të integrimit në BE në plotësim të kushteve për lëvizjen e lirë të njerëzve në kapitaleve. Fakti që investitorët e huaj nuk kanë të drejtën e pronësisë së tokës përmendet shpesh në raportet e ndërkombëtarëve si një pengesë për tërheqjen e investitorëve të huaj.
Ligji i ri për investimet do të qartësojë kufizimet të cilat mund t’i imponohen pronësive të huaja në industri specifike si dhe të iniciohen rishikime periodike të kufizimeve të pronësive të huaja.
Ligji i ri do të përkufizimin modern të fjalës “investim” dhe gjithashtu do të cilësohen dhe qartësohen dispozitat mbi shpronësimin, duke përfshirë shpronësimin indirekt. Ky projektligj pritet të hyjë në fuqi vitin që vjen./Monitor