osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

VIDEO: Ja pse Topalli thotë që “Basha shiti PD-në për 14 milionë euro”

VIDEO: Ja pse Topalli thotë që “Basha shiti PD-në për 14 milionë euro”

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, e sheh situatën në vend si dramatike pa qeveri dhe opozitë dhe ka bindjen se Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, vijojnë paktin mes tyre.

Në një intervistë për “Panorama”, ish-kryetarja e Parlamentit kërkon që të ndërhyhet me emergjencë, duke reformuar në mënyrë radikale forcat politike që kemi, ose duke krijuar lëvizje të reja që do të çojnë drejt formimit të forcave të reja politike.

Topalli tha se njerëzit e kanë humbur tashme besimin tek Basha pasi ky i fudnit e shiti PD-në për disa drejtori dhe për 14 milion euro.

“Çështja e humbjes së besimit ndaj Lulzim Bashës është shumë më e gjerë. Rreth 250 mijë votues me votën e tyre të munguar shprehën mosbesimin ndaj Lulzim Bashës. Ata besuan se Lulzim Basha në marrëveshjen me Edi Ramën, shiti PD për disa drejtori me lekë dhe për 14 milionë eurot që i dha Kryeministri më pas.” – u shpreh Topalli.

Topalli flet për dëmshpërblimin që mori familja Basha për një pallat të shembur në bregdetin e Vlorës.

Pallati u shemb pas ardhjes së Ramës në pushtet.

Edhe pse me letra te falsifikuara dhe i ndërtuar në një nga zonat më publike dhe të patolerueshme për ndërtime të bregdetit, mjaftoi leja e Bashkise së Vlores që çeshtja te ishte subjekt i një procesi gjyqësor.

Gjykata e Strasburgut vendosi dëmshperblimin miliona euro per familjen e kreut te PD për prishjen e pallatit megjithëse çeshtja ende nuk ishte gjykuar në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë.

Përflitet se tërheqja e qeverise shqiptare nga gjyqi në Strasburg, tërheqje e cila i hapi rrugën vendimit që qytetarët shqiptarë t’i paguajnë familjes Basha 15 milione euro erdhi pas marreveshjes së majit 2017, Rama- Basha.

Sipas përfoljeve nën zë pas marreveshjes, pika e pallatit të shembur dhe ajo e vendosjes së avokates se Bashës në Strasburg në postin e Avokates se Popullit ishin dy pikat e fshehta të marreveshjes që solli daljen e PD nga çadra dhe qeverinë teknike që parapriu zgjedhjet. / dita