Organi gjenital i Donald Trump ‘është më i vogël se një organ mesatar’ është si një kërpudhë e Mario Kart”.
Ajo që ka bërë krahasimin ka qenë pornostari Stormy Daniels, që kthehet me librin e saj ‘Full Disclosure’, që pritet të dalë në 2 tetor.
Sipas asaj që shkruan paraprakisht The Guardian, në tekstin e pornostarit tregohen detaje të shumta nga marrëdhënia e supozuar me Trump dhe në mënyrë të veçantë krahasimi i organit gjenital të presidentit me Toad, një personazh me kokën prej kërpudhe në botën e Super Mario.
‘Di që ka një organ të pazakontë. Është si një kërpudhë e madhe, një kërpudhë helmuese… Isha e shtrirë aty, e bezdisur nga fakti që kisha pasur një raport seksual me një person me gjenitale si kërpudha e ‘Mario Kart”, pranon ajo.
’Ka qenë seksi më pak impresionues që kam bërë në jetën time, por qartësisht ai nuk ka ndarë këtë opinion’, vazhdon Stormy, emri i vërtetë i të cilës është Stephanie Clifford, e cila thotë që ka pasur një raport me Trump në Californi në 2006, fakt të cilin presidenti amerikan e mohon.