Deputeti i PD-së Enkeled Alibeaj ka komentuar situatën politike në vend.
Ndërsa kanë folur për lidhjen e oligarkëve me Qeverinë, analisti Krasniqi e ka pyetur Alibeajn nëse opozita ka lidhje me ta, ndërsa ai i është përgjigjur kategorikisht “zero”.
Debati
Dervishi: Sa lidhje ka opozita me oligarkët?
Alibeaj: Zero.
Krasniqi: 22 kulla në Tiranë ka, 10 të reja 10 të vjetra
Alibeaj: Më jep emrat.
Alibeaj: Opozita nuk ka lidhje me oligarkë se shkojnë pas pushtetit
Krasniqi: E ke gabim.
Dervishi: A kanë emra oligarkët për opozitën?
Alibeaj: Sigurisht.
Dervishi: Më thuaj një emër.
Alibeaj: Më thuaj një fushë të të them emrin. Ata që marrin fonde publike, pa garë, koncesione..
Dervishi: Këta oligarkët kanë emër dhe mbiemër?
Alibeaj: Doni emra, hapni… Hap buletinin e tenderimit publik, e koncesioneve… Do vendosim ligj anti-mafia për oligarkë dhe biznesmenë.
Krasniqi: I kishit ju dhe i mori ky (Edi Rama)…