Partia Demokratike dhe LSI thyejnë bojkotin e Kuvendit pas më shumë se dy jave. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur mesditën e sotme të marrë pjesë në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.
Ky komision, i cili mblidhet sot në orën 15:00, ka në rendin e ditës shqyrtimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar. Kreu i shtetit ktheu për rishqyrtim ligjin, ndërsa edhe Bashkimi Europian sugjeroi pak ditë më parë disa rregullime për më shumë transparencë dhe hapjen e garës për zbatimin e projektit.
Nga ana e saj maxhoranca ka dhënë sinjale reflektimi e BE-së, por jo të Metës dhe opozitës, vrejtje të cilat as që janë përmendur në raportin e BE-së.
Sot opozita e mbylli “çadrën” e verës, sigurisht me qëllim për të penguar veprimtarin ekomisionit.
Prej dy javësh, që prej nisjes së sesionit të ri parlamentar, demokratët nuk morën pjesë në punimet e Kuvendit.
Së bashku me aleatët, ata zhvilluan paralelisht mbledhje në Shkodër, Elbasan dhe Durrës, duke kushtëzuar marrëdhëniet me Kuvendin për shkak të disa ngjarjeve kriminale.