Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, rrëzon pretendimin e ish-deputetit Mark Frroku, se me arrestimin në Shqipëri është shkelur Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Frroku iu drejtua Strasburgut në vitin 2015-të, teksa vazhdonte të qëndronte në burg. Ai këmbëngulte që Strasburgu ta cilësonte të paligjshëm arrestimin, pasi argumenton se në këtë mënyrë i janë mohuar të drejtat dhe liritë e tij, jo vetëm personale por edhe politike.
Ish-deputeti u dënua me 6 vjet burg për tre akuza“mosdeklarimit të pasurisë, pastrimit të parave dhe ndërtimit të paligjshëm” por kur kishte berë vetëm tre vite burg me një vendim të Gjykatës së Fierit më 9 maj ai u lirua pa vuajtur edhe 1 vit, 5 muaj dhe 5 ditë, me arsyetimin se tashmë ishte riedukuar apo “rehabilituar plotësisht”.
Vendimi i gjykatëses Matilda Shalla vlerësoi po ashtu se Frroku plotësonte kushtet e lirimit me kusht, duke e cilësuar atë si një rast të veçantë.