Kryeministri Edi Rama ka replikuar në rrjetet sociale me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha sa i takon vettingut në politikë. Sipas Ramës, Basha po bën zhurmë me vettingun në politikë sepse e ka të qartë se nuk merr dot pushtet me votë.
Rama: Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim. Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë. Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim. Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s’kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i PD-së ripërsëriti thirrjen për vetting në politikë, duke theksuar se SPAK dhe BKH vetëm mund të hetojnë e dënojnë nëse e provojnë që politikanë ka lidhje me kriminelët, ndërsa propozimi i tij synon të spastrojë të gjithë ata politikanë të korruptuar.