Ngritja në qiej të “Lasgushit”, fluturimit të avionit të parë shqiptar nën logon “Air Albania”, nuk kishte se si mos të “festohej” edhe për studentët që morën pjesë në këtë udhëtim.
Për shumë nga ata, ndoshta fluturimi nuk është një risi, por ama të fluturosh shqip dhe nën ritmet e muzikës tradicionale shqiptare, padyshim nuk është përjetuar ndonjëherë.
I tillë ka qenë fluturimi drejt Stambollit i nxënësve të ekselencës, të cilët kanë “fluturuar” edhe me muzikën shqiptare tradicionale, si Vallja e Kosovës, Valle të Shqipërisë së mesme dhe atyre të jugut, duke e bërë edhe më të veçantë e më të këndshëm këtë udhëtim.
Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama e ka përcjell atmosferën e këndshme, brenda avionit të parë shqiptar me një video të postuar në profilin e tij Facebook.
Sot, qiejtë tanë jo vetëm flasin shqip, por edhe “kërcejnë” krenar me traditën dhe kulturën tonë kombëtare./Ekskluzive.al