Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur aksionin për shembjen e ndërtesave pa leje në Jalë.
Por ky aksion ka nisur me tensione, për shkak se IKMT ka nisur shembjet.
Aksioni ka nisur, bazuar në një program të parashikuar për muajin shtator, ndërkohë që banorët janë përplasur me punonjësit e IKMT.
Kjo për shkak se kundërshtojnë shembjen e banesave, ndërsa thonë se dhomat i kanë ende me pushues.
Po ashtu shprehen, se çështjen e kanë çuar në gjykatë dhe janë ende në proces.
Banorët thonë se nuk janë paralajmëruar për nisjen e shembjeve sot dhe për më keq.