osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Opozita dhe (pa)drejtësia bashkë kundër reformës: Meta bllokon KED për të zvarritur KLGJ dhe KLP!

Opozita dhe (pa)drejtësia bashkë kundër reformës: Meta bllokon KED për të zvarritur KLGJ dhe KLP!

Politika dhe drejtësia vijojnë të forcojnë bindjen se nuk e duan reformën në drejtësi. Vetë ambasadori Donald Lu e tha pak ditë më parë se ka shumë nga ata që i tremben këtij procesi dhe po punojnë kundër vetingut dhe zbatimit të reformës.

Por ajo që e dëshmon më së miri se jo të gjithë e mbështetin angazhimin e SHBA-BE, është ecuria me organet e reja të drejtësisë. Ndryshimet kushtetuese u miratuan që më 21 korrik 2016 dhe plani ishte që po atë vit Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, SPAK dhe shumë institucione të ishin gati. Por asgjë nuk ka ndodhur. Fillimisht ishte opozita, e cila me ankimimet në Kushtetuese dhe çadrën e ngritur para Kryeministrisë e zvarriti procesin për më shumë se 6 muaj. Por tashmë “guri” ka ngelur në dorë të drejtësisë.

Pak ditë më parë Gjykata e Lartë shpalli listën e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Pasi përfundoi vetingu, nuk kishte emra nga Apelet e rretheve dhe gara u rihap. Në fund aplikuan dy emra: Luan Dervishi dhe Brikena Ukperaj. Kjo e fundit e ka kaluar vetingun, por Dervishi jo. Sipas ligjit, KLGJ do ketë 11 anëtarë, 5 nga shoqëria civile dhe juristë dhe 6 nga gjykatat. Nga gjykatat emrat do zgjidhen nga Mbledhja e Gjyqtarëve. Por gazeta ka mësuar se kjo mbledhje nuk do të bëhet derisa të marrë vendimin KPK për Luan Dervishin, i cili nuk ka hyrë në veting. Kjo do të thotë se për disa muaj KLGJ mund të mos ngrihet.

Ngërçi me KLP

Ashtu si KLGJ, edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë është në ngërç. Edhe ky organ do ketë 11 anëtarë, 5 nga shoqëria civile e juristë dhe 6 nga prokuroritë. Nga këta 6 emra, 3 duhet të jenë prokurorë të Shkallës së Parë, ku duhet të ketë përfaqësues nga prokuroritë e Tiranës dhe nga ato të rretheve. 2 kandidatë duhet t’i përkasin Prokurorive të Apelit, ku 1 duhet të jetë nga prokuroritë e Tiranës dhe 1 nga rrethet. Po ashtu 1 duhet të jetë përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme. Luan Kaloçi ishte i vetmi përfaqësues i Apelit Tiranë dhe ai ngeli në veting. Kjo do të thotë se Prokuroria e Përgjithshme duhet të rihapë garën, njësoj si Gjykata e Lartë.

Por gazeta ka mësuar se nuk do ndodhë diçka e tillë deri në përfundimin e vetingut për të gjithë kandidatët. Ende nuk kanë dalë në seancë dëgjimore: Ramadan Troci; Besnik Cani dhe Shpëtim Kurti. Pasi të mbyllet vetingu për ta, do hidhet shorti për përfaqësues nga Apeli Tiranë. Pra duket se dhe KLP do dojë disa muaj të ngrihet.

Bllokimi i KED

Tjetër organ i bllokuar është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Ky organ ka mbetur me 4 anëtarë nga 9 që ka, pasi 5 ngelën në veting. Kuvendi i ka kërkuar presidentit të hedhë shortin, për vendet vakante, por ai ka refuzuar. Ligji e përcakton që KED ripërtërihet çdo vit dhe në fillim të dhjetorit hidhet shorti për 9 përfaqësuesit e saj. Në total në fillim të këtij viti ishin 51 kandidatë, por shumë kanë ngelur në veting dhe nuk garojnë dot. Emrat që kanë mbetur nuk kanë hyrë fare në veting.

Meta ka thënë se shortin do e hedhë në dhjetor. Kjo do të thotë se kur të hidhet shorti, emrat që do zgjidhen duhet që të futen në veting. Minimalisht ky proces do zgjasë rreth 2 muaj. Që do të thotë se deri në shkurt KED nuk është gati. Praktikisht bllokimi i KED bllokon dhe Gjykatën Kushtetuese. Pra duket se drejtësia e politika po sjellin vonesa të shumta në zyrtarizimin e organeve të reja. /Kliti Topalli