Lulzim Basha ka rrëzuar planin e ish-kryeministrit Sali Berisha për bojkot në zgjedhjet lokale dhe të Monika Kryemadhit për të bërë një veting në politikë jashtë syrit të ndërkombëtarëve.
Dje lideri demokrat ka publikuar në rrjetet sociale një video me 5 pika, ku sqaron se si do të bëhet vetingu i propozuar nga opozita. Por ajo që bie në sy është se Basha ka propozuar që të ketë monitorim ndërkombëtar.
Kjo duket se është një goditje ndaj kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila pak ditë më parë tha se nuk do të lejojë që SHBA-BE të përzihen dhe në këtë proces. Pra duket se PD dhe LSI kanë koncepte të kundërta në këtë mes.
Po ashtu Basha ka thënë se propozimi i PD është që të ngrihet një komision me ekspertë që të bëjë vetingun e politikanëve dhe jo ta bëjë Parlamenti.
Askush nuk e kupton se përse u trimërua Basha, por ose duhet të jetë i marrë, kur beson se është i pastër ose nuk di çfarë flet nga frika dhe si gënjshtar etalon që është, shpreson që përrallat e tij të mos i marrë njeri seriozisht, aq më teper mazhoranca.