osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vajtimi për numrin e shkollave dhe heshtja për dramën e arsimit

Vajtimi për numrin e shkollave dhe heshtja për dramën e arsimit

Nga Mero Baze

Ka një shpërthim patetik, që ka prekur opozitën për shkurtimin e numrit të shkollave këtë vit të ri shkollor.

Dhjetra shkolla fshatrash me disa nxënës në klasa kolektive janë mbyllur dhe nxënësit do të çohen në shkolla më cilësore në qendra komunash apo qytetet e afërta.

Është një nga gjërat më të mira që mund të bëjë një qeveri për arsimin cilësor.

Më ka rastisur shpesh të shikoj një klasë në një shkollë në fshat, ku janë 7 nxënës, dy janë të klasës së pare, një i klasës dytë, një i klasës së tretë, dy të klasës së katërt, e kështu me radhë, që rrijnë në një dhomë katër me katër, me një mësuese që pesë minuta merret me klasën e parë, pastaj me të dytën e me radhë.

Më shumë se sa shkollë apo klasë, ajo mund të quhet dhomë kujdestarie fëmijësh, por ajo nuk mund të quhet shkollë.

E kuptoj që shumë shkolla kanë histori, shumë fshatra kanë qenë të mëdhenj, shumë vende kanë traditë arsimi, e të tjera broçkulla nostalgjikësh, por qeveria ka detyrë të administrojë realitetin dhe jo historinë.

Shkolla ime e fëmijërisë është hapur në vitin 1856 në gjuhën greke, pastaj më 1919 në gjuhën shqipe, dhe në vitin 1931 ka pasur 170 nxënës. Sot nga klasa e parë në të pestë ka 6 nxënës dhe një mësuese që vjen 20 km larg dhe harxhon tre orë me pesë klasa, e gjashtë nxënës.

Realiteti është që fshatrat janë braktisur, dhe migrimi ka ndryshuar strukturën sociale të Shqipërisë.

Mbledhja e nxënësve në shkolla cilësore u jep fëmijëve jo vetëm një arsim cilësor, por dhe një fëmijëri me identitet.

Ata do të kenë shans së paku të mbajnë mend shokët e klasës së tyre. Ne të gjithë mbajmë mend shokët e klasës, kurse fëmijët e klasave kolektive tona mbajnë mend shokët e shkollës.

Është mirë që fëmijët të kenë shokë moshatarët e tyre dhe jo ai i klasës së parë të rrijë në bankë me atë të klasës së pestë.

Vajtuesit që kanë vënë kujen për mbylljen e shkollave, në fakt po vajtojnë për fundin e mos-arsimimit të nxënësve.

Në ato shkolla dhe klasa mund të bëhej gjithçka, përveç mësimit. Nuk dua t’i paragjykoj mësuesit, se ndoshta sakrifikonin të merreshin me pesë klasa njëherësh, por ata nuk kanë asnjë shans të edukojnë ata fëmijë dhe t’u japin atyre fëmijërinë dhe shkollën që u takon.

Në vend që qeveria të inkurajohet për këtë nisëm dhe të bëhet presion për arsim cilësor, i ka zënë të gjithë zelli i vajtuesve të shkollave, që ishin kthyer në dhoma kujdestarie për fëmijët, por jo klasa mësimi.

Probemi real i arsimit në Shqipëri, nuk është përqëndrimi i shkollave, por banalizimi i shkollës dhe i arsimit përmes masivizimit të tij.

Partia Demokratike do hyjë në histori si partia që nën vizionin cinik të një ministri paradashës, si Genc Pollo, hapi universitete dhe në Kukës, Dibër, Përmet, Berat, Sarandë, Fier, e çdo komunë të Shqipërisë, duke shkatërruar cilësinë e arsimit të lartë dhe duke goditur në shtyllën kurrizore arsimin në Shqipëri .

Shqipëria gati- gati po barazonte numrin e  gjimnazeve me emër, me universitetet, duke banalizuar kështu karrierën në arsim dhe kualifikimin si vlerë kulturore.

Me të njëjtin model në mendje, tani po vajtojnë që po mbyllen shkolla fshatrash pa fëmijë, të cilat në të vërtetë vetëm klasa mësimore nuk janë.

Kjo është e vetmja parti politike në botë, që vajton për ndërtesa bosh dhe jo për nxënës mendjebosh, vajton për rroga, por jo për mësues, vajton për diploma, por jo për studentë të vërtetë.

Askush nga opozita nuk më thotë dot sot, nëse ka mbetur një nxënës pa shkollë, por ankohen se kanë ngelur disa ndërtesa bosh. Dhe e trajtojnë arsimin si statistikë ndërtesash, dhe jo si statistikë nxënësish të shkolluar më mirë.

 

Nxenesit e shkolles fillore ne shkollen e Peshtanit ne vitin 1929.

Nxenesit e shkolles fillore ne shkollen e Peshtanit ne vitin 2017