osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Idrizi ‘shpartallon’ PD-në, aleatët e Lulzim Bashës të ndarë për hyrjen në zgjedhjet lokale

Idrizi ‘shpartallon’ PD-në, aleatët e Lulzim Bashës të ndarë për hyrjen në zgjedhjet lokale

Bashkimi i Shpëtim Idrizit të PDIU me PD-në ka shkaktuar pakënaqësi të shumta në radhët e opozitës së bashkuar. Aleatët e Lulzim Bashës kanë mbajtur qëndrime të ndara për zgjedhjet lokale, pasi janë të pakënaqur me bashkimin e çamëve me opozitën.

“Është vetëvrasje për opozitën nëse shkon në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër”. Ndonëse Lulzim Basha nuk e ka thënë ende fjalën e fundit, pas kësaj këshille të dhënë nga ish-kryeministri Berisha, aleatët e opozitës janë të ndarë në qëndrime.

“Ne do respektojmë rregullat e demokracisë, të cilat thonë vetëm me zgjedhje shkëmbehen pushtetet. S’ka rrugë tjetër. Koncepti që nuk shkojmë në zgjedhje është i dëmshëm për demokracinë”, thotë Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-Së

Ndërsa kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, thotë se “ky moment do shqyrtuar nga opozita, do shkojmë ne zgjedhje si akt formal apo për interesat tona kombëtare që faktorë të tillë si Rama mos ketë gjë në dorë të manipuloje zgjedhjet… jemi ne një grusht shteti, ku nuk funksionon Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë dhe gjithë ky pushtet është nën pushtetin e Ramës. Edhe Kolegji Zgjedhor do kontrollohet prej tij. Sido që të ndodhin zgjedhjet do kontrollohet…”

“Do jetë një aventurë që ne t’i besojmë këtij kryeministri që të hyjmë në zgjedhje me të njëjtat disavantazhe”, thotë për Klan, Nard Ndoka, kryetar i PDK-së. Të ndarë janë edhe kur bëhet fjalë për bojkotin e parlamentit apo dhe idenë e djegies se mandateve.

“Kësaj maxhorance ne duhet t’i themi se shkojmë edhe drejt bojkotit të parlamentit, në qoftë se do ishte me e vlefshme të mos kemi mandat, le të ikë edhe mandati”, paralajmëron Shehi.

Por, Mediu thotë se “parlamenti nuk është pronë e Ramës, por pronë dhe zë i qytetarëve dhe opozita duhet të jetë në parlament. A duhet t’i djegim këto mandate? Kundërshtarin se zgjedhim dot. Mandatet s’na i ka dhënë Rama, por qytetarët. Ne atë parlament duhet të përfaqësojmë qytetaret”.

Ndërsa Ndoka thotë se “mandatet tona në këto kushte s’kanë asnjë lloj vlere. Këtij kryeministri vesin s’ia heqim dot, por do heqim atë nga kryesimi i vendit.” Prej tre javësh opozita ka bojkotuar komisionet parlamentare dhe seancat plenare duke i mbledhur deputetët e saj në qytete që simbolizojnë lidhjet e qeverisë me krimin.