osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Makinat e përdorura “pushtojnë” Shqipërinë, reagon edhe OKB

Makinat e përdorura “pushtojnë” Shqipërinë, reagon edhe OKB

Të paktën 60 për qind e makinave të regjistruara së fundmi rezultojnë të jenë të përdorura.

Ky është një nivel që konsiderohet i lartë nga Komisioni Ekonomik për Europën pranë Kombeve të Bashkuara i cili duke iu referuar problematikës së cilësisë së ajrit nënvizon se kontibutin kryesor në ndotje e kanë pikërisht këto mjete.

Në rishikimin e tretë mjedisor të publikuar këtë shtator, pas atij të dytë të bërë në vitin 2012 Kombet e Bashkuara theksojnë disa nga aspektet ku është bërë përparim dhe disa të tjera ku duhet të merren masa konkrete.

Transporti duket se nuk është pika jonë e fortë e përparimit duke qenë se sipas raportit nuk janë marrë masat e nevojshme për të dekurajuar tendencën e importit të makinave të përdorura përmes një sistemi taksimi që rëndon më shumë ndotësit e ajrit.

“Të paktën 60 për qind e makinave të regjistruara së fundmi janë të përdorura. Kjo do të thotë që më shumë makina që ndotin mjedisin hyjnë në tregun shqiptar. Referuar të dhënave të ndotjes të vitit 2015 mbi emisionet e ajrit transporti rrugor përbënte 73 për qind të çlirimit të NOx” thuhet në raport i cili bën edhe disa rekomandime për të ndryshuar këtë situatë.

Së pari nënvizohet që të ndërmerret një plan transporti i qëndrueshëm dhe të zbatohet duke parashikuar edhe provigjone. Së dyti të adoptohet taksimi i rrugës dhe makinës duke u siguruar që pronarët e mjeteve që ndotin më shumë të paguajnë më shumë taksa. Të sigurohet që vetëm mjetet të një niveli të barabartë me standardet më të fundit EURO të lejohen që të importohen.

I njëjti raport ndalet edhe tek infrastruktura duke theksuar se Shqipëria ka marrë masa domethënëse për të përmirësuar transportin në vitet e fundit me projekte të mëdha infrastrukture dhe ndryshime politikash për të stimuluar rritjen e sektorit por ajo që mbetet pas dhe që duhet të ishte pjesë integrale është transporti hekurudhor.

Në këtë kontekst Kombet e Bashkuara vlerësojnë se ka nevojë për investime dhe përmirësime në këtë sektor që ka njohur vetëm rënie si dhe të shihen hapësirat për sigurimin e investimeve në stacionet e transportit publik të maksimizojnë mundësitë e transportit multimodal./monitor