Një person është plagosur mbrëmë në Prishtinë.
Media mëson se bëhet fjalë për Osman Pacollin, vëlla i deputetit të Kuvendit të Kosovës Islam Pacolli dhe zyrtarit të AKR-së Rrahim Pacolli.
Mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Plagosjen e Osman Pacollit e konfirmoi edhe nënkryetari I Prishtinës Selim Pacolli që njëherësh të plagosurin e ka djalë të axhës.
“Po bëhet fjalë për Osmanin, djalin e axhës, gjendja e tij është më e mirë”, tha Selim Pacolli.
Nga Policia nuk kanë dhënë detaje të hollësishme lidhur me këtë rast.