Dy profilet në rrjetin social Facebook të ish-kreut të Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu prej ditësh janë sulmuar deri sa i nxorën offline.
Me gjasë, ky aksion i dirigjuar nga struktura antidebat demokratik, kanë fikur për disa ditë tashmë dy media të rëndësishme për mendimin e lirë, të guximshëm dhe të paanshëm.
Siç duket, e vetmja mënyrë për të futur në kontroll individin, është eleminimi i tij në hapësirën publike.
Kreshnik Spahiu është një nga politikanët më aktiv në mediat sociale, i drejtëpërdrejt, agresiv, denoncues dhe transparent.
Vlera këto që kanë bezdisur kupolën politike në pushtet, si majtas ashtu edhe djathtas. Pikërisht kjo dhe asgjë më tepër ka shtyrë pushtetin të sulmojë dy faqet e tij në rrjetin social Facebook, me qëllim për t’i shkëputur lidhjet me audiencën.
Mirëpo, pyetja është kush ka frikë nga Kreshnik Spahiu?
Përgjigja do të ishte: Basha, Berisha dhe të gjithë grupet antidebat demokratik që u friksohen çdo të vërtete që publikon Kreshnik Spahiu krijuesi i simbolit të Shqiponjës . /Opozita.com