Përmbytjet e shkaktuara prej uraganit “Florence”, praktikisht po e shkëpusin qytetin bregdetar te Wilmingtonit nga pjesa tjetër e Karolinës së Veriut.
Zyrtaret thonë se te gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse prej tij janë të pakalueshme dhe i këshilluan banorët e evakuuar të qëndrojnë larg.
Qyteti me një popullsi prej gati 120.000 personash, tani po përshkruhet si “ishull brenda shtetit”.
Rreth 400 vete janë evakuuar nga zonat e rrezikuara prej vërshimit të furishëm të ujërave, ndërkohë që pjesa dërrmuese e Wilmingtonit mbetet pa energji elektrike.
Shërbimi metereologjik kombëtar paralajmëroi për më tepër se edhe dy ditë në vazhdim rrezikojnë të sjellin përmbytje të tjera të befasishme përpara se kushtet e motit të shkojnë drejt përmirësimit.
“Mos ejani këtu”, ishte thirrja e drejtuar banorëve nga autoritetet; rrugët janë të mbuluara e ujë, nuk ka asnjë mënyrë për të hyrë në Ëilmington; ne duam që të ktheheni ne shtëpitë tuaja, por nuk është ende momenti.
Me kushte të ashpra atmosferike po përballet dhe Kina, jugu i së cilës është goditur nga tajfuni i dhunshëm “Mangkhut” që shkaktoi më parë dhjetëra viktima në Filipine.
Dy persona mësohet të kenë gjetur vdekjen prej tij në provincë e Guandongut, dhe me e keqja nuk ka kaluar akoma, sepse stuhia është duke u spostuar më në brendësi të vendit ku janë dhe tre provinca të tjera të mëdha në rrugën e saj.