osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Xhafaj dhuratë për ambasadorin Lu, por çfarë u diskutuan?!

Xhafaj dhuratë për ambasadorin Lu, por çfarë u diskutuan?!

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti sot në një takim përshëndetës ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, i cili është në mbyllje të detyrës së tij në Shqipëri, zv.ambasadoren e re Leyla Moses-Ones dhe përfaqësues të agjencive ligj zbatuese pranë kësaj ambasade.

Palët diskutuan mbi domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit dhe sukseset e përbashkëta të arritura, si: reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar, reformimi në proces i Policisë së Shtetit etj.

Përfaqësuesit e Uashingtonit zyrtar konfirmuan mbështetjen në vijimësi për operacionin “Forca e Ligjit”, duke synuar përfshirjen më të madhe të agjencive ligj zbatuese amerikane, për rezultate konkrete.

Gjatë takimit u fol për bashkëpunimin e Policisë shqiptare me agjencitë DEA dhe FBI. Bashkëpunimi me Prokurorinë dhe nevoja për thellimin e këtij bashkëpunimi ishte një tjetër pikë e diskutimit.

Një çështje me interes për të dyja palët ishte Vetting-u në Policinë e Shtetit, ku Ministri informoi për ecurinë e procesit.

Gjithashtu u fol për implemtimin e sistemit ‘PISCES’ të hyrje-daljeve në Pikat e Kalimit Kufitar, i cili do të integrohet bashkë me sistemin aktual ‘TIMS’, në kuadër të menaxhimit të integruar të kufijve, për të rritur elementët e sigurisë.

Ambasadori amerikan Donald Lu gjatë takimit shprehu vlerësime për bashkëpunimin dhe rolin e posaçëm të ministrit Xhafaj, në kohën kur drejtonte Komisionin parlamentar për Reformën në Drejtësi, si dhe lidershipin politik të këtij të fundit, në kuadër të luftës që Shqipëria po bën kundër krimit të organizuar në tërësi dhe kultivimit të narkotikëve në veçanti./Sot