Një mega operacion është finalizuar në Ballkan. Si rrjedhojë janë arrestuar 148 trafikantë, mes të cilëve edhe 3 shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen ende me dije.
Ndërkaq nga operacioni janë sekuestruar 300 kilogramë drogë dhe 160 armë dhe sasi eksplozivi.
Operacioni u zhvillua në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi dhe në të morën pjesë 8300 agjentë të infiltruar nga 28 vende.
Priten detaje në vijim nga policitë e vendeve pjesëmarrse në këtë aksion të madh dhe të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor.