Duket se deputetët Ervin Salianji dhe Grida Duma kanë lënë pas skandalin që trazoi Partinë Demokratike ditët e fundit. Ata janë shfaqur sot krah njëri-tjetrit duke konsumuar kafe në ambjentet e Kuvendit. Pak ditë më parë, ligjvënësi Ervin Salianji u filmua nga kamerat në Parlament duke shkëmbyer mesazhe erotike me shtetasen G.D ku realizoi një bisedë perverse. Ishte numri dy i kësaj partie Arben Ristani i cili kërkoi sqarimin e situatës nga aktorët e kësaj ngjarje të turpshme për “selinë blu”.
“Skandaloze nese eshte e vertete, akoma me teper nese eshte e stisur. Nisur nga kjo bindje dhe kjo optike, ftoj aktoret dhe faktoret e kesaj ngjarje te ushtrojne te drejten e tyre ligjore ne funksion te zbardhjes se te vertetes”, kërkoi Ristani pa marrë asnjë përgjigje.