osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pezullimi i mësuesve në Lushnjë, reagon Ministria e Arsimit

Pezullimi i mësuesve në Lushnjë, reagon Ministria e Arsimit

Pas pezullimit të 16 mësuesve të një shkolle 9-vjeçare në Lushnjë, vjen reagimi nga Ministria e Arsimit. Kjo e fundit përmes një deklarate thekson se në shkollën Çermë e Sipërme ishin bërë regjistrime fiktive.

Sipas MASR, kallëzimi është bërë gjatë viteve 2010-2013, ndërsa shtoi se Prokuroria e Lushnjës ka filluar hetimet prej disa kohësh.

“Bazuar në kallëzimin e bërë gjatë viteve 2010-2013 se në shkollën 9-vjeçare Çermë e Sipërme ka pasur regjistrime fiktive, Prokuroria e Lushnjës ka regjistruar procedimin penal për “Falsifikimin e dokumenteve shkollore”.

Prokuroria e Lushnjës ka filluar hetimet prej disa kohësh për këtë rast duke kërkuar sot nga gjykata pezullimin e 16 mësuesve. Ky vendim është zbatuar menjëherë nga Zyra Arsimore Lushnje duke marrë masa të menjëhershme për zëvendësimin e këtyre mësuesve dhe mos pasur asnjë pengesë për mbarëvajtjen mësimore.

Ministria e Arsimit mbështet vijimin e hetimit nga organet ligj-zbatuese dhe siguron se për nxënësit e shkollës nuk do të ketë asnjë pengesë për të vijuar normalisht procesin mësimor. Ftojmë prindërit, mësuesit dhe nxënësit të denoncojnë çdo shkelje apo parregullsi të konstatuar në sistemin tonë arsimor”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Arsimit.

Ditën e sotme Gjykata e Lushnjës pranoi kërkesën e Prokurorisë për pezullimin nga detyra te 16 mësueseve, pasi ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve shkollore.