Pasi dështoi në mënyrë spektakolare protesta e organizuar nga opozita, e cila tentoi të përdor qytetarët kuksianë për të krijuar trazira në veri të vendit, për interesin e tyre personal, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Nëpërmjet një statusi në profilin e tij Twitter, ai falenderoi për mirëkuptimin, të gjithë qytetarët kuksian, të cilët nuk u bënë pjesë e lojës së opozitës, që herën e parë i braktisi dhe këtë herë kërkoi t’i përdor!
Ndër të tjera kryeministri vlerësoi qyetetarinë e treguar, që sipas tij: Çdo qindarkë e asaj rruge të kthehet në investim, po dhe që Kukësi të bëhet shpejt me aeroport e të ketë më shumë investime dhe punësim real… por edhe një stadium të ri!/Ekskluzive.al
Statusi i plotë i Kryeministrit:
“Faleminderit kuksianëve për mirëkuptimin e qytetarinë🤝Dhe njëherë ndjesë për shqetësimin e krijuar🙏Do bëjmë çmos që jo vetëm çdo qindarkë për rrugën të kthehet në investim, po dhe që Kukësi të bëhet shpejt me aeroport e të ketë më shumë investime e punësim real +stadium të ri 😁”, shkruan Rama.