Nëse në pjesën më të madhe të vendit, sot ishte dita e parë e shkollës dhe gjithçka nisi normalisht, nuk ka ndodhur aspak kështu për një shkollë 9-vjeçare në Çermë të Lushnjes.
Nxënësit u paraqitën ditën e sotme në shkollë dhe u përballën me mësues të rinj, pasi 16 mësues të kësaj shkolle u pezulluan me vendim gjykate pasi akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”. Ata u zëvendësuan menjëherë me mësues të tjerë.
Mësohet se nga viti 2013 deri në 2015, mësuesit ka shtuar numrin e nxënësve për të mbajtur vendin e punës.