Armina Mevlani e fejuara e Shkëlzen Berishës publikoi disa ditë më parë në rrjetin e saj Instagram një foto të një shtëpie buzë një liqeni me një mbishkrim drejtuar Berishës Jr.
“Ja shtëpia e ëndrrave të mia për të cilën të kam folur gjithmonë”
Postimi i Arminës ose më saktë kërkesa e Arminës mesa duket ka shqetësuar familjen Berisha, sepse vetëm disa orë më vonë ‘shtëpia e ëndrrave’ u zhduk nga Instagrami.
Mevlani dhe Berisha Jr postojnë në vijimësi foto nga pushime të kushtueshme në Maldive, Karaibe apo foto nga super festa ditëlindjesh, ndërkohë që asnjë prej të dyve nuk ka të ardhura kaq të larta të justifikuara.
Shkëlzen Berisha dyshohet si i përfshirë në shumë afera korrupsioni, mes të cilëve më të rëndat janë CEZ dhe Gërdeci.
Me modelin e jetesës luksoze me para të lehta pa asnjë burim pune të rregullt çifti Berisha-Mevlani është një nga shembujt më negativ e me ndikim të rëndë degradues në shoqërinë e sotme shqiptare, vecanërisht tek rinia dhe adoleshentët.
Të inkurajuar nga mungesa e reagimit ata dhe jo vetëm ata e kanë dëshmuar hapur luksin e siguruar me paratë e korrupsionit dhe ndikimit politik.
Ndoshta prej kohësh e ndjejnë frikën brenda ambjenteve private, por rasti i fundit, tregon që kanë nisur shenjat e para publike të kësaj frike.
b.m. / dita