Një video shumë interesante dhe në të njëjtën kohë emocionuese është postuar së fundmi në internet.
E gjitha ka të bëjë me një tifoz shurdh dhe të verbër të quajtur Cesar që përpiqet të ndjekë ndeshjen e Barcelonës me Gironën në kampionat këtë fundjavë.
Cesar shoqërohet nga Jose Richard, një tjetër tifoz që përpiqet të ndihmojë mikun e tij për të ndjekur ndeshjen. Të dy janë nga Kolumbia. Ata përdorin një tabele të drunjtë e cila shërben si fushë dhe një sistem shenjash si formë komunikimi të cilën ata e kanë dizenjuar vetë.
Pas fishkëllimës finale, Cesar, madje, luajti edhe himnin e Barcelonës për mikun e tij
Kjo është bukuria e futbollit!