Pas katër jave kampionat në Seria A, Cristiano Ronaldo ka gjetur golin e parë me Juventus duke thyer më në fund mallkimin që e shoqëronte që prej transferimit te bardhezinjtë nga Real Madrid.
Juventus-Sassuolo përfundoi 2:1, mirëpo ajo që e bën më interesante këtë sfidë është se të dy golat u shënuan nga portugezi përpara tifozerisë së kampionëve të Italisë. Golin e tij të parë, Ronaldo e shënon në minutën e 50, pasi pjesa e parë kishte përfunduar me rrjeta të paprekura.
Ndërsa goli i dytë vjen 15 minuta më pas. Epërsia e dy golave të Ronaldos i dha tre pikët e fitores Juventus, pavarësisht se Sassuolo ngushton diferencën në minutat e fundit, ndërsa bardhezinjtë mbesin me 10 lojtarë në fushë, pasi Daglas Costa ndëshkohet me karton të kuq.
Kur janë luajtur katër javë kampionat, Juventus e sheh veten në krye të tabelës me pikë të plota, 12.