osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Prototipi i tregut të deputetëve”! Dikur armiq, sot nën siglën e PD: Çfarë maskarade politike qesharake!

“Prototipi i tregut të deputetëve”! Dikur armiq, sot nën siglën e PD: Çfarë maskarade politike qesharake!

Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule janë dy politikanët ‘armiq’, që tashmë do t’i shohim që të dy ‘nën sqetullën’ e Lulzim Bashës. Dikur armiq të përbetuar, sot në miq që do të luftojnë së bashku Edi Ramën, nën siglën e PD. Kohë më parë, Vangjel Dule i PBDNJ u largua nga koalicioni me PS, për shkak se Rama bëri koalicion me Idrzin e PDIU.

Në zgjedhjet e shkuara, Vangjel Dule mbante postin e Nënkryetarit të Kuvendit, por kur Edi Rama afroi PDIU-në në koalicion dhe i dha Shpëtim Idrizit postin e Nënkryetarit tjetër të Kuvendit, gjithçka ndryshoi.

Në janar të 2017-ës, Vangjel Dule ka sqaruar arsyet pse nuk mund të qendrojë në një koalicion me Shpëtim Idrizin, duke sulmuar ashpër këtë të fundit, duke e quajtur prototip që kalonte nga një forcë politike në një tjetër.

“Me ardhjen e zotit Idrizi si kandidaturë për nënkryetar i Kuvendit, unë isha në një dilemë morale në kuadrin e politikës. Çfarë është posti i nënkryetarit? Është një vend honorifik, pa asnjë kompetencë thelbësore, por të paktën gjatë gjithë jetës sonë parlamentare aty kanë shërbyer persona të nderuar.

Ne kemi një fenomen, kriminalizimin që na çoi në domosdoshmërinë e dekriminalizimit. Kemi merkaton parlamentare, një deputet që sot zgjidhet me një forcë politike, se ka problem që nesër të kalojë në një forcë politike dhe pasnesër të rikthehet në forcën politike që u zgjodh ose të zgjedhë një forcë tjetër.

Zoti Idrizi ka qenë prototipi i këtij tregu. Në 2009 u zgjodh deputet në Partinë Socialiste. E braktisi për të vajtur në një parti që sapo u formua”, është shprehur Dule pë Shpëtim Idrizin.