Serialet turke së fundmi kanë arritur të ndiqen dhe në vendet që njihen si “lindja e serialeve”, pra bëhet fjalë për vendet e Amerikës Latine. Këto seriale fshehin sekrete të tmerrshme që shumë pak i dinë. Si burrat edhe gratë filluan t’i ndiqnin këto seriale kur u shfaqën për herë të parë në Shqipëri, aktorët arritën të bëheshin të njohur.
Por, duket se ka një problem që nuk shikohet në televizion dhe producentët nuk kanë ndërmend t’ua tregojnë. Punëtorët përballen gjatë xhirimeve me sfida të mëdha, duke punuar në kushte të pasigurta. Ekipi i xhirimit vijnë në vend-xhirim dhe qëndrojnë deri në 15 a 18 orë në ditë, duke vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e tyre”, shkruan agjencia AFP. Elif Nur Kerkuk, aktore e njohur tha se dita më e keqe e saj ishte të punonte 27 orë, pra pa ndalim, duke marrë shtesë dhe 3 orë nga dita tjetër. “U ndjeva si skllave”, është shprehur ajo.