osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berishajt, me bandën aferës së CEZ gati t’i shpëtojnë drejtësisë, prokuroria duhet ta merrte të pandehur Nuel Kalajn!

Berishajt, me bandën aferës së CEZ  gati t’i shpëtojnë drejtësisë, prokuroria duhet ta merrte të pandehur Nuel Kalajn!

Sali Berisha, djali dhe ish ministrat e tij duket se po i shpëtojnë aferës së CEZ. Edhe pse është cilësuar si një prej dosjeve më të mëdha korruptive në vend, prokuroria ka ngecur në hetime. Janë bërë një vit e gjysmë nga padia e bërë për Berishën dhe 21 zyrtarë të tjerë, por prokuroria nuk po e mbyll dot dosjen. Hetimet janë zvarritur nga dita në dita dhe tashmë çështja ka ngelur te Nuel Kalaj. Ai është sekseri që lidhi Berishën me CEZ dhe cilësohet si dëshmitari kyç. Por prokuroria nuk po e gjen dot dhe ka lënë pezull hetimet. Për këtë arsye dje ju drejtua për të tretën herë gjykatës, ku kërkoi zgjatje me 3 muaj të hetimeve.

Në pranverën e vitit 2017 juristi Romeo Kara dhe Kuvendi dorëzuan një padi në prokurori. Por pak ditë para largimit Adriatik Llalla i pushoi hetimet. Ndërsa Gjykata e Tiranës në fund të dhjetorit të vitit 2017 vendosi rihapje të dosjes dhe dha 3 muaj afat. Ky afat u shkel nga prokuroria dhe më 17 prill të vitit 2018 u mor një vendim i dytë po nga Gjykata e Tiranës që hetimet të rizgjaten me 3 muaj. Mirëpo edhe ky afat skadoi më 17 korrik të këtij viti. Ndërkohë që dje për të tretën herë, gjykata e Tiranës i jep edhe tre muaj kohe prokurorisë për hetimin e çështjes së privatizimit të ish-OSSH tek çekët e CEZ. Zgjatja e afatit është miratuar nga gjykatësi Lazar Sallaku, pas kërkesës së bërë nga organi i akuzës, i cili mbetet në pritje të dëshmisë së Nuel Kalajt, i konsideruar si njeriu kyç dhe që ka dijeni për rrethanat çështjes.

Prokuroria në kërkim të Nuel Kalajt

Në Shqipëri janë mbyllur të gjitha proceset dhe tashmë po kërkohet dëshmia e Nuel Kalajt, i cili është sekseri që afroi CEZ me Sali Berishën. Ai është mes të kallëzuarve dhe pretendohet se është personi që ka dijeni për të gjitha aferat. Prokuroria ka lëshuar për të dy thirrje që të paraqitet për të dëshmuar dhe ai e ka refuzuar. Kalaj është me origjinë nga Kosova dhe ka dy banesa, një në Kosova dhe një në Francë. Prokuroria ka kërkuar ndihmë dhe nga autoritet e këtyre dy vendeve për të gjetur Nuel Kalajn dhe ky i fundit nuk duket askund. Mirëpo, nëse përgjigjja e letërporosisë nuk mbërrin brenda fundit të tetorit 2018 prokurorët janë të detyruan të kërkojnë sërish shtyrje të afatit. Megjithatë, duke se hetimet për këtë çështje do të zvarriten sërish, nisur kjo nga fakti se shume dosje të nxehta kane mbetur peng i letërporosisë. Thënë më troç me sinjalet që po jepen ish-kryeministri Sali Berisha dhe të kallëzuarit e tjerë për këtë çështje pritet që t’ia hedhin paq. Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Dosja CEZ-DIA

Një tjetër patate e nxehtë në sirtarët e prokurorisë është edhe dosja CEZ-DIA. Më konkretisht, në 19 tetor 2017, juristi i OSHEE Romeo Kara bëri një padi penale pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndaj 7 personave, mes të cilëve ish-kryeministri Sali Berisha, Presidenti Ilir Meta dhe 5 zyrtarë të tjerë duke i akuzuar se i kanë shkaktuar shtetit 39.5 milionë euro dëm nga marrëveshja e arritur mes CEZ dhe DIA për mbledhjen e borxheve. Por edhe pse kanë kaluar gati 1 viti, kjo çështje ende nuk është zbardhur. Gazeta ka mësuar se dosja vijon të jetë në shqyrtim paraprak nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Megjithatë, edhe për këtë çështje të akuzuarit duket se do t’ia hedhin paq. Sidoqoftë, edhe për këtë çështje na duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë më konkretisht gjatë ditëve në vijim./sot/