Nje grua e inatosur me lojërat që ia bënte burri, ka vendosur t’ia mbulojë veturën me zemra dhe fotografi me fytyrën e saj.
Mark Hoyle nga Britania e Madhe, mbeti i tronditur kur pa se si Roxanne, i kishte dhënë makinës Nissan Qashqai një ‘trajtim dashurie’.
Pas minutës së dytë, në videon e postuar më poshtë, mund të shihni reagimin e 30-vjeçarit, kur pa se çfarë befasie i bëri bashkëshortja, tri vite më e vjetër, pikërisht për Shën Valentin.
“Njerëzit i binin borisë dhe ma bënin me dorë, teksa nuk hezitonin të fotografoheshin pranë fotografive. Mendonin se i kam bërë vet”, ka thënë Hoyle.
Megjithëse ra pre e kësaj, ai ka thënë se nuk është mllefosur, por se do ta tallë së shpejti bashkëshorten për t’ju hakmarrë.