Gazetari Artan Hoxha shprehet se shpallja ‘non-grata’ e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla nga SHBA-të, është një mesazh për ‘dorëzanët’ e tij.
Hoxha gjithashtu shprehet i çuditur se sot sot janë zhdukur nga studiot televizive të gjithë ata që dikur e vendosën dhe mbështesnin.
Deklarata e Hoxhës në emisionin “Real Story”:
“Ata që e vendosën kryeprokurorin Llalla në detyrë, sot pothuajse janë zhdukur. Ti nuk ke zëra sot. Sot ata që e mbronin me suicizëm… nuk gjenden, të njëjtin problem kam diskutuar me disa moderatorë sot.
Llalla nuk ishte tipi që bënte deklarata në media.
Ai bëri deklaratë të fortë. Ai nuk i thoshte Donald Lu, por Don…
Llalla tha “Don erdhi më kërkoi të mos hetoja”..
Të gjitha akuzat janë për bllokimin e reformës në drejtësi.
Dhe i ka bërë se ka qenë një kryeprokuror i kapur.
Ka qenë Ilir Meta dhe sali Berisha që e kanë mbështetur.
Llalla nuk është sulmuar as nga maxhoranca si e majtë si e djathtë. Ka qenë prokurori që ka patur kushtet më ideale.
Mesazhi që erdhi sot nga amerikanët, është për dorëzanët e Adriatik Llallës, se me Llallën ata mbaruan punë”.