Djali i Sali Lushajt, Arkimedi ka rrëfyer me krenari se ka shkelur shumë ligje dhe policia nuk ka arritur dot t’i bëjë asgjë. I njohur nga të gjithë si Stresi, reperi shqiptar është shprehur se policët e shtetit janë shumë budallenj dhe nuk arrijnë dot ta bëjnë lidhjen mes emrit të tij të artit dhe emrit të tij të vërtetë.
“Policia ka ardhur për kontroll gjatë verës në lagjen time dhe gjetën një armë. Arian policët janë shumë budallenj, se po të kontrollosh gjithë lagjet e Tiranës çfarë nuk gjen. Ato arrestuan dy shokët e mi të lagjes dhe unë isha i lirë. Njëri nga ata policët tha për mua “ky është djalë i mirë i ka lënë këto’,”- tregon reperi.
Ai ka vazhduar më tej dhe ka treguar se edhe gjatë kohës kur ishte në kërkim ka lëvizur i lirë dhe askush nuk e ka kapur.
“Policia zakonisht kur je në kërkim për çështje të vogla nuk të vihet pas, por po re në dorë të tyre të ndalojnë, nëse jo vazhdon i qetë. Mua më kanë ndaluar dhe u kam treguar patentën e një shokut tim me fytyrën time dhe më kanë lënë të lirë. Unë kam kaluar në Mal të Zi me pasaportën e mikut tim Admir Shehu e kam shok të ngushtë, ai jeton në Holandë dhe policia nuk e ka kuptuar. Unë e bëj lidhjen Arjan, shikoj nëse ai ëhstë një person që ndjek televizor apo merr vesh nga muzika dhe provoj zarin. Policët e kanë hëngër. S’bëjnë dot lidhjen mes emrit tim të artit dhe emrit tim të vërtetë,”- vijoi më pas Arkimedi.
Stresi foli edhe për mendimin e tij në lidhje me politikën dhe u shpreh se fajin e kanë vetë shqiptarët që shtetin e drejtojnë këta njerëz.
“Shqiptarët janë të vetmit njerëz që duan t’ja fusin vetes. Turpi i mbuloftë përjetësisht, ato familje shqiptare që shitën votën për 50 euro. Shqipëria nuk ka pasur edhe nuk do të ketë lider historik si Sali Berisha. Ai është lider nuk është zhigolo që ka punuar rrugëve të Parisit,”- u shpreh këngëtari duke treguar mbështetjen që ai i ka ofruar gjithmonë familjarisht Partisë Demokratike.
Arkimed Lushaj është djali i Sali Lushajt i cili njihet si ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha. Sali Lushaj njihet si një nga mbështetësit më të zjarrtë të Partisë Demokratike, madje mban si tatuazh në kraharorin e tij shqiponjën dy krenare me logon e PD-së.