Javën e ardhshme në kryeqytet pritet të mbërrijë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass. Muaji shtator përkon me 31-vjetorin e nisjes së bisedimeve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se Mass do të vijë në Tiranë ditën e mërkurë dhe do të zhvillojë takime zyrtare me krerët më të lartë shtetërorë.
Shqipëria dhe Gjermania nuk kishin asnjë kontakt diplomatik zyrtar deri në vitin 1975.
Më pas, më 15 shtator 1987 mes dy vendeve ndodhi “shkëndija” e parë ku nisi dhe zbutja e marrëdhënieve mes dy vendeve.