Ndryshe nga sa ishte lajmëruar nga Partia Demokratike, se mes diskutantëve të Partisë Demokratike, në seancën e sotme plenare do të ishin edhe Ervin Salianji dhe Grida Duma, e kundërta ka ndodhur sot.
Në mëngjes Grida Duma e kishte hequr emrin e saj nga lista e atyre që do të flisnin në Kuvend, ndërsa Ervin Salianji edhe pse e ka pasur emrin në listë dhe është lexuar edhe nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ai nuk ka folur.
Ndoshta Ervin Salianji për të mos shkaktuar hilaritet, por Grida Duma nuk dihet pse e ka hequr emrin nga lista e biseduesve në seancën plenare.
Ndërkohë ka pasur dy reagime gjatë diskutimeve në seancën plenare të së enjtes, një nga kryeministri Edi Rama drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe një tjetër nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili u shpreh se nëse diçka e tillë do të kishte ndodhur në gjirin e PS-së, PD do të ishte ngujuar në çadër. /CNA.al