Përfundon rehabilitimi i unazës së Pogradecit. Sipas kreut të ARRSH-së në këtë segment është ndërhyrë pas 25 vitesh dhe segmenti është plotësuar me të gjitha standartet. Sipas ministrit Damian Gjiknuri të tjera projekte janë në plan për këtë qytet ndërsa premtoi përmirësim të gjithë rrjetit rrugor. I pranishëm në këtë inagurim ishte edhe deputeti Eduart Shalsi.
Përfundon rehabilitimi i unazës së Pogradecit me një gjatësi prej 5.5 km .Në inagurimin e këtij projekti që kapi vlerën 1.4 mln euro, drejtori i ARRSH-së u shpreh se po ndërhyhet pas 25 vitesh.
Qendro: Kanë përfunduar 5.5 km rehabilitim, prej të cilave 2.1 km janë brenda qytetit të Pogradecit, që është pjesë e aksit kombëtar. Rrugë në gjendje shumë të keqe, është permirësuar, janë rehabilituar të gjitha shtresat asfaltike.Gjithashtu për herë të parë pas 25 vitesh mbyllet halli i madh i Qafë Plloçës, një gjatësi prej 3.5 km.
Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, deklaroi se një sërë kantieresh të reja janë hapur edhe në qytete të tjera të vendit ndërsa premtoi se brenda mandatit i gjithë rrjeti rrugor do të ketë përmirësim të ndjeshëm.
Gjiknuri: Investime në segmentet e reja rrugore, janë hapur disa kantiere, do përfundojmë ato të nisurat. Jemi të bindur se brenda këtij katër vjeçari infrastruktura kombëtare do të jetë e plotë, e sigurtë dhe më gjithë parametrat e duhur.
Deputeti, Eduart Shalsi, e konsideroi këtë investim një kapitull të ri për qytetin e Pogradecit.
Rehabilitimi i Unazës së Pogradecit ka qenë total pasi është ndërhyrë në sinjalistikë vertikale e horizonatle si dhe në pjesën e kanalizimeve dhe të kullimit.