Nga Enver Robelli
Air Albania!
Air Albania sot ka filluar fluturimet. Disa gëzohen, disa tërbohen.
Ata që tërbohen, thonë: na e bëri «turku» këtë kompani, nuk qemë të zotë ta bëjmë vetë.
Përzihet këtu edhe një dozë mërzie e racizmi paushall kundër Turqisë.
Qetësohuni.
Është lajm fantastik.
Air Albania!
Me shqiponjë. Me ngjyrat kuq e zi.
Dhe shpresojmë me miliona pasagjerë nga Europa Perëndimore në Tiranë.
Hallin e shqiptarëve superpatriotë e kanë edhe zviceranët.
Politikanët neoliberalë të Zürichut para disa vitesh me paaftësinë e tyre e kanë falimentuar kompaninë ajrore Swissair.
Sot pronar i kompanisë pasardhëse Swiss është Lufthansa e Gjermanisë.
Të dyja dhe plot kompani të tjera, përfshirë Turkish Airlines, Air Canada, Austrian Airlines, TAP Portugal, Air China, Air India etj, etj. janë pjesë e Star Alliance.
Në botën e globalizuar gati askush s’mund të mbijetojë vetëm, së paku jo në ajër.