Kudo po flitet për emigracionin dhe shifrat gjithnjë në rritje të shtetasve që largohen nga shteti i tyre madje edhe nga kontinenti për një jetë më të mirë drejt një vendi të huaj.
Dalai Lama budisti me influencë të madhe politike në Tibet ka folur mbi këtë cështje në një konferencë të mbajtur në Suedi. Ai është shprehur se në fakt vetë Europa është “përgjegjëse moralisht” për largimin e shtetasve nga vendi i tyre. Sipas tij refugjatët nuk duhet të largohen por të qëndrojnë dhe zhvillojnë vendin e tyre.
Udhëheqësi shpirtëror tibetian u shpreh se refugjatët po përballen me rrezikun për vetë jetët e tyre duke u larguar.
“Merrini, ndihmojini, edukojini por në fund ata duhet të zhvillojnë vendin e tyre.- tha 83-vjecari.
Dalai Lama ishte duke folur në një konferencë të quajtur “Arti i lumturisë dhe paqes” në qytetin e tretë më të madh të Suedisë në Malmö më 12 shtator, kur ai i tha publikut se “Europa i përket evropianëve” dhe se refugjatët duhet të kthehen përfundimisht në vendet e tyre amtare për t’i rindërtuar ato.
“Unë mendoj se Evropa i përket europianëve,” tha ai.