osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Amerikanët për “vetingu i vetvetes nga vetja” nga PD-LSI: Djalli fshihet në detaja!

Amerikanët për “vetingu i vetvetes nga vetja” nga PD-LSI: Djalli fshihet në detaja!

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim përmes idesë së vetingut në politikë, duket qartë se po tenton t’i shmanget reformës në drejtësi. Gazeta pak ditë më parë tregoi si ligji i SPAK garanton veting në politikë, ku përmes kësaj do të sjellë ndëshkime për çdo zyrtar të lartë, dhe jo thjeshtë largime nga detyra.

Më konkretisht, opozita kërkon të shmangë 4 ligjet kryesore të reformës në drejtësi. I pari është ligji i SPAK, i cili heton Presidentin e Republikës, kryetarin e Kuvendit, Kryeministrit, deputetët, etj. E dyta ka të bëjë me ligjin antimafia, ku për herë të parë janë futur vepra penale si korrupsioni.

Kjo do të thotë se ndaj një politikani të korruptuar gjatë hetimeve në bazë të ligjit antimafia, në rast se ka parregullsi, përveç se do ketë dënime sipas Kodit Penal, do ketë atij, madje edhe familjarëve të tij, do t’i sekuestrohet pasuria. Ligji i tretë që po anashkalon opozita përmes kësaj nisme, ka të bëjmë me Kodin e Procedurës Penale. Në këtë ligj përcaktohet qartë se si do të arrestohen dhe përgjohen zyrtarët e korruptuar.

Në këtë kontekst, në ligj thuhet se oficeri i policisë gjyqësore ose një person i autorizuar, mund të ngarkohet për të kryer simulimin e një akti korruptiv ose të kryejnë veprime të tjera simuluese, për të zbuluar dhe mbledhur prova për personat e dyshuar për kryerjen e një krimi, duke fshehur bashkëpunimin me policinë ose detyrën e tyre si punonjës policie. Ndërsa ligji i katër, të cilit opozita i frikësohet ka të bëjë me Kushtetutën e Shqipërisë. Në Kushtetutë thuhet qartë se reforma në drejtësi po bëhet për korrupsionin në politikë e gjyqësor.

Dyshimet ndaj PD

Gazeta e ka thënë se propozimi i PD është lëvizje për të shmangur reformën në drejtësi. Sinjale dha dhe ambasadori amerikan Donald Lu. Në një intervistë të enjten ai tha se ambasada po e studion draftin, pasi sipas tij “djalli fshihet në detaje”. Pra duket se dhe amerikanët e kanë nuhatur se kjo mund të jetë një lëvizje strategjike e PD-LSI. /Rigels Seliman