osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Crisis Grup”: Pse dështoi Berisha me 14 shtator dhe kush e shpëtoi nga burgu!

Crisis Grup”: Pse dështoi Berisha me 14 shtator dhe kush e shpëtoi nga burgu!

Arrestimet e liderëve opozitarë dhe vrasja e Hajdarit jo vetëm kanë rritur tensionet mes dy kampeve kryesore politike por i kanë dhënë fund shpresës së dialogut mes tyre, duke vënë në rrezik serioz procesin e reformave kushtetuese. Pranimi i Kushtetutës së re është thelbësor për rindërtimin e stabilitetit politik në Shqipëri. Vendi ka qenë pa Kushtetutë që prej zgjedhjeve të para parlamentare shumëpartiake në 1991 kur vendi është qeverisur me Kushtetutën e vjetër komuniste.

Një draft kushtetues i PD dështoi në referendum në 1994 pas një fushate të dobët promovimi, pasi supozohej se i jepte tepër pushtet ish Presidentit Sali Berisha. Një komision i forcave kryesore politike si dhe me ekspertë ligjorë shqiptare e të huaj, ka punuar gjatë tetë muajve të fundit në hartimin e neneve të veçanta të ligjeve themeltare, dhe pritej të aprovohej nga Parlamenti para nxjerrjes në referendum.

Thirrja kombëtare e Berishës për revoltë nuk ka gjasa të gjejë përgjigje te popullata e lodhur nga politika. Ish-presidenti Sali Berisha ndjehet i tradhtuar nga largimi prej pushtetit vitin e kaluar prandaj me shumë gjasa nuk do të pranojë kurrë legjitimitetin e qeverisë aktuale, kushdo që ta drejtojë atë, dhe së bashku me të pakënaqurit e tjerë do të vazhdojë të përpiqet të dëmtojë sa të munden procesin politik. Nga ana tjetër edhe mbështetja për Berishës është e vogël dhe ideologjikisht e dobët.

Edhe në zgjedhjet e fundit shumica e votuesve në zonën e tij Tropojë votuan për Partinë Socialiste, kryesisht me shpresën për kthimin e një përqindjeje të parave të humbura në skemat piramidale. Gjatë demonstratave të tij të shpeshta antiqeveritare Berisha nuk ka mbledhur dot asnjëherë më shumë se 3,000 vetë. Turma e tij me qira përfaqëson vetëm rrugaçë dhe ish-personel të SHIK, që janë të përfshirë në vepra të ndryshme kriminale, të cilët kanë të ardhme të errët nëse humbasin “mbrojtjen” e ish presidentit. Por që prej vrasjes së Azem Hajdarit, mbështetja për Berishën është rritur pasi njerëzit dëshirojnë të tregojnë zemërimin e tyre për vrasjen e një figure popullore.

Gjithsesi është shumë e dyshimtë sesa mund të mbështetet Berisha te njerëz të tillë në rast të një thirrjeje për luftë civile. Populli shqiptar normalisht nuk do të duronte një përsëritje të dhunës së tmerrshme të vitit të kaluar, edhe pse nuk ka dyshin që ishin të pakënaqur me punën e qeverisë “Nano”. Vëmendja e njerëzve është fokusuar tek gjetja e mjeteve të mbijetesës mes rrënimit ekonomik të vendit. Megjithëse populli ka një apati kronike ndaj politikanëve dhe debatit politik, i cili është normalisht negativ në një vend me demokraci të re si Shqipëria, kjo do të thotë se vendi nuk ka oreks për kryengritje.

Pra ngjarja e vetme që mund të sjellë destabilizim të vërtetë tani është arrestimi i Berishës. Nëse kjo do të ndodhte, me siguri do të kishim trazira të dhunshme civile që do të ndaloheshin vetëm me ndërhyrje ndërkombëtare. Pra ishin ndërkombëtarët që e shpetuan nga burgu  sigurt♪ Sali Berishën. /Kliti Topalli