Pas vendimit të Dules për të qëndruar me PD, edhe pse në koalicion do të jetë dhe partia çame, e bëri shumë entuziast Jarin.
Në postimin e tij, ai shkroi:
“Shpëtimi hyn, Vangjeli s’del, Edi Rama kriminel”.
Më poshtë, vazhdoi:
“Të dashur lexues. Jari ju sqaron!
Kam postuar sot perifrazimin e një kënge të jugut, që nënkupton hyrje- daljet në një shtëpi, të dy njerëzve që nuk flasin me njëri- tjetrin.
Kjo që po ndodh sot në PD është historike, dhe është përgënjeshtrimi i kësaj kënge.
“Shpëtimi hyn, Vangjeli s’del, Edi Rama është kriminel”.
Kjo duhet të jetë motoja e jonë tani e tutje.
Unë mendoj se gjesti i Vangjelit duhet pëshëndetur.
Me këtë gjest ai ka treguar kurajo dhe guxim të madh, pasi ka marrë përsipër si grek, të njohë çështjen çame që ne do ta kemi në program si koalicion.
Ky është një akt i madh burrërie, që mund të ndodhë vetëm nën vizionin që Luli ka për PD-në.
Po përse ka ndodhur kjo?
Kjo ndodh, pasi ardhja e Idrizit tek ne, vjen pas një procesi të gjatë pastrimi të partisë së tij.
Deputetët e përfolur të kësaj partie, dy femra dhe një burrë, ai ja la Edi Ramës, pasi nuk mund t’i pranonte me vete.
Po ashtu, dhe strukturat e vjetra të partisë ai i la me qeverinë, pasi nuk mund të marrë përsipër mëkatet e tyre.
Shpëtimi ka ardhur i vetëm si kristali për të shpëtuar çështjen çame, dhe kjo tregon se dhe Dulja nuk ka gjë me çështjen çame, por me njerëzit që përfitojnë prej saj.
Kjo ishte arsyeja kryesore pse ai pranoi të jetë në një koalicion me partinë çame, pasi ajo parti vjen tek ne, pas një katarsisi.
Por më kryesorja është që Luli arriti ta bindë Dulen, se ai ka sakrifikuar Ristanin dhe një deputet çam për të, duke e vënë të dytin në Vlorë.
Dhe kjo është shenjë serioziteti, pasi Rama nuk do ta vendoste kurrë as të tetin në qark.
Këtu është diferenca dhe ndaj sot Dulja ua ka ngec në fyt këngën, “Një hyn, tjetri del, një Shpëtim e një Vangjel”.
Ajo këngë sot është “Shpëtimi hyn, Vangjeli s’del, Edi Rama kriminel”.”