Sali Berisha, nuk ndahet dot nga skenarët e dhunës! Edhe gjatë intervistës së djeshme, ai deklaroi, se nëse do të ishte vetë në krye të opozitës, atëherë mazhoranca aktuale do të ishte rrëzuar me dhunë dhe grusht shteti.
“Opozitën e tanishme nuk e krahasoi me opozitën time. Ka bërë opozitë dhe opozitë të fortë. Unë do të bëja gjithçka, që ta hiqja Ramën dhe me metoda që ju do t’i kritikoni. Në kushtet e grushtit të shtetit, reagohet me të gjitha mjetet. Pa diskutim, për mosbindje civile.”
Por fatmirësisht, plaku tashmë nuk tremb askënd, sepse grushti i shtetit, si sot 20 vjet më parë, motivohej nga një akt i rëndë, një arsye e vërtetë apo e pavërtetë nga vrasja e Azem Hajdarit, kundër “vrasësve” të tij, i cili për shumë njerëz ishte lideri i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit.
Këtë plaku Berisha nuk e mbanë mend, se të revoltuarit nuk ishin bashkëluftëtarë të tij, por të Azem Hajdarit. Pavarësisht të asaj tragjedie të 12 shtatorit, tragjedia e 14 shtatorit nuk prodhoi asgjë, vetëm se disa orë burg për trimin Berisha dhe shkatërrimin e Tiranës dhe të dhjetra bizneseve, që të irrituarit protestues harruan, se përse ishin në rrugë apo ndryshuan mendje, duke kaluar në zanatin e tyre… hajdutërinë.
Por ëndrra e Berishës nuk është ëndërr, por një kujtim me nostalgji i së keqes, që ai si marrak e quan të mirë. Opozita e fortë e Lulit, nuk është opozitë, por degradim i “tufës” opozitë. Kurse revolucioni i Berishës, nuk bëhet me dordolec, por me njerëz.
Nuk besojmë se dhjetra dordolecët, që vendos Luli nëpër qytete, ku fshihet nga përballja me të vërtetën, mund të kenë kauza, por duket se janë thjeshtë kukulla, që si çdo kukull, që nuk thonë asgjë… lëviz kur e lëviz aktori.
Ato nuk do heqin dorë nga zanati i vjetër, i dhënë nga Berisha, e që do u iki bashkë me shpirtin: “Shpif shpif, se diçka do të mbetet”! Ndaj, dylbitë e Berishës, 20 vjet pas grushtit të shtetit, shohin mbrapsht.
Revolucioni do kauza dhe hajdutët e vrasësit nuk kanë asnjë kauzë, përveç se atë të karriges shpëtimtare fluturuese, që të ngre lartë dhe të largon nga rreziku.
Revolucioni do udhëheqës dhe jo palaço, që janë ulur si kopila në sofrën e politikës, për të vjedhur e grabitur, e për të mos u ndëshkuar.
Drejtësia e vonuar, duket si drejtësi e harruar! Ndaj, shumë nga të “shpëtuarit” trimërohen dhe besojnë, se nuk do vijë kurrë dita e llogaridhënies… e revolucionit në folenë e tyre.
Ne shpresojmë për një drejtësi revolucionare, që do të largoi njëherë e mirë gjallesat, që pluskojnë akoma në ujin e ndotur të politikës!/Ekskluzive.al