Detaje të reja janë publikuar nga arrestimi i Antonio Bregut, 35-vjeç, mbrëmjen e djeshme në Fier, pas konstatimit se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Range Rover” policia ka gjetur dhe një shumë të konsiderueshme parash, rreth 70 mijë euro, të dyshuara si të përfituara nga aktivitete kriminale.
Gjithshtu bëhet e ditur se Bregu ka qenë i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike dhe 2 vite më parë ka dalë nga burgu, pasi ishte deënuar në Zvicër.
Tashmë 35-vjeçari do të përgjigjet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”