Analisti Fatos Lubonja në rubrikën “Opinion” në 24 News ka folur për daljen nga koalicion i PDIU me Partinë Socialiste.
Lubonja e ka cilësuar ikjen e Shpëtim Idrizit nga koalicioni me Ramën, si një lëvizje personale.
“Deputetët Idrizit nuk ikën ata qëndruan me Ramën. Pra nga të fortë e Idrizit u bënë të fortët e Ramës. Për mua kjo është personale, midis Idrizit dhe Ramës”,- ka vazhduar analisti.
Gjithashtu Lubonja ka thënë se Idrizi duhet të flas edhe për tepsinë. Kjo sipas analistit sepse partia e Idrizit nga Rama është cilësuar si një parti tepsie.