osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zgjidhet ngërçi i KLGJ, Gjykata e Lartë publikon listën e plotë të kandidatëve, hapet rruga e SPAK

Zgjidhet ngërçi i KLGJ, Gjykata e Lartë publikon listën e plotë të kandidatëve, hapet rruga e SPAK

Rruga për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor është zyrtarisht e hapur. Deri para pak ditësh ky proces ishte futur në ngërç sepse mungonin kandidatët nga Gjykatat e Apelit të rretheve, por më pas shfaqën interes dy emra: Luan Dervishi nga Gjykata e Apelit të Shkodrës dhe Brikena Ukperaj nga Gjykata e Apelit të Vlorës. Ndërkohë dje, Gjykata e Lartë bëri publike listën e plotë të të gjithë kandidatëve përfundimtarë për KLGJ. Nga Gjykata e Lartë i vetmi kandidat është Medi Bici.

Nga Gjykata e Apeleve kanë kandiduar: Ilir Toska–Gjykata e Apelit Tiranë; Nertina Kosova–Gjykata e Apelit për Krime të Rënda; Luan Dervishi–Gjykata e Apelit Shkodër dhe Brikena Ukperaj–Gjykata e Apelit Vlorë.

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore janë 6 emra që pretendojnë të jenë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor: Alma Brati-Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë; Astrit Faqolli-Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë; Brunilda Kadi-Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë; Manjola Xhaxho-Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë; Marçela Shehu-Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe Dritan Hallunaj-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Përmes publikimit të kësaj liste nga ana e Gjykatës së Lartë, tregohet se tashmë i vetmi peng që ka mbetur për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor është hedhja e shortit për kandidatët gjyqtarë. Sipas parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është një organ kolegjial që përbëhet nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor dhe 5 të tjerë janë anëtarë jo-gjyqtarë. Këta të fundit janë zgjedhur para disa kohësh nga Parlamenti me short, ndërsa 6 anëtarët e tjerë duhet të zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore e Gjykatës së Lartë.

Pra deri tani është pritur pikërisht kjo mbledhje që të hidhet hapi final për ngritjen e KLGJ. Duhet theksuar fakti se tani janë të gjitha kushtet që Konferenca Gjyqësore të mblidhet dhe të nisë nga puna për konstituimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kjo për faktin se të gjithë kandidatët nga Gjykata e Lartë dhe nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore kanë kaluar me sukses “testin” e vetingut.

Ndërsa nga Gjykatat e Apeleve i vetmi emër që nuk ka kaluar akoma në filtrat e vetingut është Luan Dervishi. Ky i fundit është një ndër dy kandidatët për KLGJ nga Apeli i rretheve, ndërsa kandidatja tjetër, Brikena Ukperaj e ka kaluar tashmë vetingun, duke i hapur rrugë përfundimisht mbledhjes së gjyqtarëve të të gjitha niveleve.

Ngritja e SPAK shumë pranë

Fare pak ditë na ndajnë nga ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, por kjo do të thotë se e afërt është edhe dita për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Sipas ligjit, dy muaj pas ngritjes së KLGJ, ngrihet Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Këto institucione që do të shfarosin njëherë e përgjithmonë luftën ndaj korrupsionit në vend. Por edhe pse KLP mund të vijojë të jetë e bllokuar, me ngritjen e KLGJ askush nuk mund ta pengojë ngritjen e SPAK, i cili do të godasë korrupsionin në të gjitha nivelet.

Pra duke parë se brenda muajit tetor-nëntor do të ngrihet Këshilli i Lartë Gjyqësor, me shumë mundësi fillimi i 2019-ës do të sjellë edhe ngritjen e SPAK. Ndërkohë, vlen të theksojmë, se ndërkombëtarët prej kohësh kanë nisur trajnimet e anëtarëve që do të jenë pjesë e SPAK dhe BKH. Por krahas kësaj, me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë rriten shpresat edhe në lidhje me integrimin e vendit pasi Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë si kusht kryesor për anëtarësimin zbatimin e reformës në drejtësi dhe nisjen e luftës antikorrupsion./Mimoza IBRA